Ministri japonez i Bujqësisë jep dorëheqjen pas deklaratës se merr oriz falas
Ministri japonez i Bujqësisë, Taku Eto dha dje dorëheqjen pasi deklarata e tij për marrjen e orizit falas shkaktoi reagime të ashpra, raportoi agjencia e lajmeve “Kyodo”.
“Eto kërkoi falje pasi deklaroi se kishte marrë aq shumë oriz nga mbështetësit e tij sa nuk kishte nevojë ta blinte, për shkak të çmimeve të larta të orizit në vend”, raportoi agjencia.
“Tokio zhbllokoi rreth 300,000 tonë oriz të grumbulluar midis marsit dhe prillit – në një përpjekje për të ulur çmimin e këtij produkti kryesor japonez”, sipas mediave lokale.
“Kyodo” citoi shifrat e Ministrisë së Bujqësisë që tregonin se – sasia totale e orizit të siguruar nga shpërndarësit kryesorë në vend deri në fund të janarit – ishte 230,000 tonë më pak se një vit më parë, pavarësisht një rritjeje në korrjen e orizit.
Kryeministri japonez, Shigeru Ishiba fillimisht tha se nuk do ta shkarkonte ministrin Eto.
Por më vonë, ministri i Bujqësisë u dorëzua për shkak të presionit në rritje nga opozita.

