FOTO/ Leo paralajmëron këngën e re, i bën dedikim Lelës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2025, 19:47
Leonardo Gashi dhe Lela Seferi janë një nga çiftet më të komentuar të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
Ata kanë vendosur tashmë së bashku që ta vazhdojnë marrëdhënien edhe jashtë shtëpisë.
Para tre muajsh, Leo kishte lansuar këngën e tij “Vuj”, ku edhe Lela ishte pjesë e videoklipit.
Sidoqoftë, disa javë më parë u përfol se Leo kishte komunikuar me ish-të dashurën e tij përmes mesazheve, çka bëri që të nisnin thashethemet për një krisje në çift.
Por tani nuk ka më vend për asnjë dyshim pas një videoje të publikuar në Instastoryn e Leos.

