Kosova, jashtë axhendës së KiE/ Politologu: Marrëveshja në Bruksel e Ohër, kushte jo formale

Ekspertët në Kosovë e konsiderojnë mospërfshirjen e kërkesës për anëtarësim në axhendën e Këshillit të Evropës si alarm për ngecjen e procesit, për shkak të moszbatimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

Politologu Albinot Maloku thekson se mungesa e angazhimit institucional dhe detyrimet e paplotësuara janë pengesat kryesore.

Mospërfshirja sërish e kërkesës së Kosovës në axhenden e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, që u mbajt këtë javë, për ekspertët është një këmbanë alarmi për anëtarim të shpejt në organizatën e të drejtave të njeriut.

Politologu Albinot Maloku, në një intervistë për Ekonomia Online e lidh ngërcin me disa faktorë, përfshirë mos zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit

Ai theksoi se edhe pse këto marrëveshje nuk janë nënshkruar zyrtarisht, për faktorin ndërkombëtar ato konsiderohen të detyrueshme, pasi të dyja palët  Kosova dhe Serbia  i kanë pranuar verbalisht

Një shembull konkret sipas malokut është pranimi nga ana e Kosovës i vendimit për tokat e Manastirit të Deçanit, veprim që u konsiderua si një hap drejt përmbushjes së kushteve joformale për anëtarësim në KiE

Përveç sfidave ndërkombëtare, Maloku thekson edhe mungesën e angazhimit institucional si një faktor tjetër që ka ndikuar në stagnimin e procesit

Ekspertët në Kosovë vlerësojnë se pa zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara në Bruksel dhe Ohër, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të vazhdojë të mbetet një qëllim i paarritshëm në të ardhmen e afërt.