RE DRONËSH MBI KIEV! Në mes të negociatave, Rusia zhvilloi sulmin më të ashpër! Macron, Starmer, Merz dhe Meloni bisedë me Trump për paqen
Rusia ka realizuar sulmin më të ashpër me dron ndaj kievit këtë të hënë. Operacioni u zhvillua në kulmin e bisedimeve për paqe, ku katër krerë të BE zhvilluan dhe një bisedë me Trump për marrëveshjen RUsi - Ukrainë.
Rusia duket se ka shtuar sulomet ndaj ukrainës me nisjen e negociatave për paqen. Bisedimet e së premtes në Turqi dështuan, por u pasuan me angazhimin e krerëve të BE dhe Presidentit të SHBA. Madje kjo solli dhe deklaratën se Donald trump do të zhvillojë një bisedë të drejtëpërdrejtë me putin.
Por nga ana tjetër këtë të hënë moska nisi sulmin më të ashpër që prej nisjes së agresionit.
Forcat Ajrore Ukrainase thanë se Rusia lëshoi 273 dronë brenda një nate, duke synuar kryesisht rajonin qendror të Kievit, ku ata vranë një grua 28-vjeçare dhe plagosën tre të tjerë, përfshirë një fëmijë 4-vjeçar.
Megjithatë shpresat për marrëveshje nuk janë zhdukur. Këtë mëngjes Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin “X” se ka zhvilluar një tjetër bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, kryeministrin britanik Keir Starmer, kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni, pas takimeve të mëparshme në Kiev dhe Tiranë.
Më tej ai shprehet se “i takon presidentit Putin të tregojë nëse e dëshiron me të vërtetë paqen” duke pranuar propozimin për një armëpushim të pakushtëzuar 30-ditor, i paraqitur nga Trump dhe mbështetur nga Ukraina dhe Evropa.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë italiane, gjatë kësaj telefonate, Giorgia Meloni ka riafirmuar mbështetjen e Italisë, në koordinim me partnerët evropianë dhe perëndimorë, për përpjekjet e presidentit Trump për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Ajo ka theksuar rëndësinë e një armëpushimi të menjëhershëm dhe pa kushte.
Zyra e kryeministrit britanik Keir Starmer njoftoi se biseda telefonike me presidentin Trump dhe liderët evropianë është zhvilluar të dielën në mbrëmje, një ditë para se Trump të zhvillojë një telefonatë të rëndësishme me presidentin rus Vladimir Putin.

