Danimarka i ndan Ukrainës një paketë ndihme ushtarake me vlerë mbi 600 milionë dollarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2025, 06:36
Si pjesë e paketës së 26-të të ndihmës ushtarake, Ministria daneze e Mbrojtjes do t’i sigurojë Ukrainës 4.2 miliardë korona (rreth 630 milionë dollarë) për montime artilerie dhe predha, thuhet në një deklaratë të Ministrisë daneze të Mbrojtjes.
“Paketa e 26-të e donacioneve përfshin mbështetje ushtarake me vlerë rreth 4.2 miliardë korona në vitet 2025-2028 dhe financohet si pjesë e mbështetjes ushtarake brenda Fondit të Ukrainës dhe rimbursimit të të ardhurave nga Fondi Evropian i Paqes (EPF)”, tha ministria.
Ndihma ushtarake përfshin regjimente artilerie, municione brenda iniciativës çeke, pajisje për luftëtarët, si dhe zgjerimin e mundësive të trajnimit.
