FOTO/ Imazhi i Shën Pjetrit dhe vula e tij, dalin pamjet e unazës së Papa Leonit XIV

VATIKAN- Vatikani ka publikuar detajet e unazës së Papa Leonit XIV, e cila ka një imazh të Shën Pjetrit në shiritin e jashtëm, me mbishkrimin “Leo XIV” dhe stemën e papës të gdhendur në pjesën e brendshme.

Të gjithë peshkopët mbajnë unaza për të treguar lidhjen e tyre me kishën lokale që udhëheqin dhe unaza e Papës, si Peshkop i Romës, simbolizon lidhjen e tij me të gjithë kishën.

Mediat e huaja shkruajnë se kur unaza iu dorëzua Leos, ai dukej i prekur, duke e parë atë. 

Unaza njihet si Unaza Piskatore, ose Unaza e Peshkatarit.

Është pjesë e sendeve zyrtare të veshur nga Papa, i cili është pasardhësi i Shën Pjetrit, një peshkatar nga zanati.

Të paktën që nga mesjeta, ka qenë tradicionale që besimtarët të takohen me Papën të tregojnë përkushtimin e tyre duke puthur unazën.

Ka shumë arsye pse unaza thyhet kur një Papë ndërron jet%. Ndër më të rëndësishmet është të sigurohet që ajo, si unazë vule, të mos përdoret në falsifikimin e dokumenteve.

Prerja e unazës simbolizon gjithashtu përfundimin e autoritetit dhe mandatit të papës së ndjerë.

Çdo unazë është unike për çdo papë dhe varroset me të.

FOTO/ Imazhi i Shën Pjetrit dhe vula e tij, dalin pamjet e unazës