Familja, në kohë sfidash/ Psikologia Ruçi: Vlerat e familjes të mbrohen me fanatizëm

Në një kohë kur sfidat janë pjesë e përditshmërisë, psikologia Elda Ruçi thekson se është e rëndësishme  ruajtja e vlerave të familjes.

Ajo sugjeron gjithashtu që shteti duhet të ndërmarrë më shumë masa për të krijuar politika mbështetëse për familjet, duke përfshirë programe edukative, që promovojnë balancën mes jetës profesionale dhe familjare.

Familja, në kohë sfidash/ Psikologia Ruçi: Vlerat e familjes

Në një kohë ku sfidat janë pjesë e përditshmërisë familja mbetet vendi ku gjejmë ngrohtësi, dhe mbështetje.

Në një intervistë për Ora News, psikologia Elda Ruci thekson se familja nuk është vetëm përkushtim për prindërit dhe fëmijët, por edhe një bashkëjetesë e vlerave të shenjta që duhet të mbrohen dhe të ruhen me fanatizëm.

‘’Që të kesh një familje në radhë të parë duhet të jesh një prind i mirë që të përçosh emocione pozitive tek bashkëshortja sepse unë si psikologe mendoj se shtylla e familjes është nëna.

Familja është një tokë ku ne duhet të mbjellim mirësi që çdo fëmijë të rritet me dashuri dhe në brezat e ardhshëm të mos ekzistojë dhuna apo debatet në sy të fëmijëve’’.

Psikologia sygjeron që shteti duhet të ndërmarrë më shumë hapa për të krijuar politika që ndihmojnë familjen.

‘’Për politikat që duhet të ndjekë vetë shteti është që duhet të ketë edhe më shumë ndihma.

Duhet më shumë vëmendje sepse ka fëmijë të cilët rriten pothuajse me dado’’.

Psikologia Ruçi thekson gjithashtu se ndihma shtetërore mund të përfshijë programe edukative për prindërit, mbështetje psikologjike për familjet në vështirësi dhe politika që promovojnë balancën mes jetës profesionale dhe asaj familjare.