Aks*dent në Tiranë, makina i pret rrugën motorit, mbetet i lënduar një person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2025, 19:43
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (17 maj) pranë shkollës Ismail Qemali në Tiranë.
Mësohet se një mjet i ka prerë rrugën një motori dhe për pasojë drejtuesi i këtij të fundit ka mbetur i lënduar.
I lënduari është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po zbardhin rrethanat e aksidentit.
