Iraku pret samitin arab, ndërsa lufta në Gaza vazhdon

Udhëheqësit arabë filluan samitin e tyre vjetor në Irak të shtunën, një ditë pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump përfundoi udhëtimin e tij në Lindjen e Mesme dhe në mes të luftës disamujore në Gaza.

Gaza pritet të jetë në krye të axhendës së takimit njëditor në Bagdad.

Në fjalën e tij hapëse, presidenti irakian Abdullatif Rashid tha se vendi i tij kundërshton atë që ai e quajti përpjekje për të dëbuar palestinezët nga atdheu i tyre “nën çdo rrethanë apo pretekst”.

Kryetari i Ligës Arabe, Ahmed Abul Gheit, e akuzoi Izraelin për spastrim etnik.

“Është e turpshme që një shtet po ndjek spastrim etnik në këtë epokë, ndërsa bota hesht”, tha diplomati më i lartë arab në samit.

“Politikat e pamatura të Izraelit në Palestinë, Siri dhe Liban do ta shtyjnë të gjithë rajonin në një cikël të pafund konflikti”, shtoi ai.

Disa udhëheqës arabë, përfshirë ata nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani, Jordania, Siria dhe Libani, nuk do të marrin pjesë në takimin e Bagdadit.

Pjesëmarrësit do t’u kërkojnë “të gjitha vendeve të ofrojnë mbështetje politike, financiare dhe ligjore” për një plan të miratuar në një samit të Kajros në mars për të rindërtuar Rripin e shkatërruar të Gazës pa zhvendosur banorët e tij.