Armëpushimi Indi-Pakistan dhe plani i Britanisë e SHBA

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar ka bërë me dije se Britania dhe SHBA janë duke punuar për të sjellë një plan të zgjatjes së armëpushimit mes Pakistanit dhe Indisë.

Britania po punon me Shtetet e Bashkuara për të siguruar zgjatjen e armëpushimit midis Indisë dhe Pakistanit dhe që të zhvillohen "masat e ndërtimit të besimit" e dialogu. Kështu bëri me dije të shtunën Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy i cili ndodhej në një vizitë dy ditore në kryqytetin e Pakistanit Islamabad.

"Ne do të vazhdojmë të punojmë me Shtetet e Bashkuara për të siguruar që të arrijmë një armëpushim të qëndrueshëm, për të siguruar që dialogu të zhvillohet dhe për të punuar me Pakistanin dhe Indinë se si mund të arrijmë në besim dhe masa të ndërtimit të besimit midis dy palëve".

Rivalët e armatosur me energji bërthamore në Azinë Jugore ranë dakord më 10 maj për një armëpushim pas luftimeve të tyre më të këqija në gati tre dekada. Përshkallëzimi u shkaktua nga një sulm vdekjeprurës ndaj turistëve për të cilin Neë Delhi fajëson Islamabadin. Pakistani ka mohuar çdo përfshirje.

I pyetur në lidhje me pezullimin e Traktatit të Ujërave të Indusit nga India - një veprim që mund të ndikojë ndjeshëm në furnizimin me ujë të Pakistanit - Lammy tha: "Ne do t'i nxisim të gjitha palët të përmbushin detyrimet e tyre të traktatit."

Pakistani ka thënë se Britania dhe vende të tjera, përveç Shteteve të Bashkuara, luajtën një rol të madh në ndihmën për të çtensionuar luftimet e fundit. Megjithatë, diplomatët dhe analistët thonë se armëpushimi mbetet i brishtë.

Në një intervistë të kohëve të fundit, Presidenti i SHBA-së Donald Trump mori meritat për ndihmën në uljen e tensioneve të një krize të madhe midis Indisë dhe Pakistanit, pasi e quajti atë "fjala N", e cila është një referencë e fshehur për kërcënimin e konfliktit bërthamor.

Pas sulmit në Pahalgam, India u përpoq të zhvillonte një luftë kundër Pakistanit nën flamurin e "Operacionit Sindoor" më 7 maj.

Megjithatë, Pakistani u përgjigj me vendosmëri kur India qëlloi me raketa Pakistanin. Konflikti përfundoi brenda disa orësh, me ushtrinë indiane që pranoi humbjet dhe ofroi ulje të tensioneve.

Një armëpushim u njoftua nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Pas armëpushimit, më 10 maj, ushtria pakistaneze njoftoi martirizimin e 40 civilëve dhe 11 punonjësve.