Ranieri: Kemi hedhur themelet për të ardhmen, tani duhet të gabojmë sa më pak
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, foli para sfidës me Milanin, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të një skuadre solide:
“Kemi vendosur themelet, tani duhet të ndërtojmë një ekip që do të jetë krenari për tifozët.
Duhet të gabojmë sa më pak në merkato. Nuk fiton gjithmonë më i forti, por ai që ndërton diçka”, u shpreh ai.
Ranieri komentoi sërish penalltinë e diskutueshme kundër Atalantës:
“I qëndroj idesë sime. Nuk diskutoj nëse ishte apo jo penallti, por për uniformitet dhe protokollin VAR.
Ka pasur raste të ngjashme në Serie A dhe në Champions, dhe VAR nuk ka ndërhyrë”.
Duke folur për objektivin Europë, ai theksoi:
“Është e rëndësishme për mua si trajner. Mendoj për nga e kemi nisur dhe për çfarë kemi arritur”.
“Është një lojtar i rëndësishëm. Soulè u përshtat mirë, por Alexis mbetet në mendjen time”.
Në fund, një kuriozitet për Bove:
“E kërkova te Cagliari, por Jose më tha: ‘Jo, e mbaj unë këtu’”.
