Urimet e Mourinho-s për ditëlindjen e Morattit: Presidenti im
Në ditën kur Massimo Moratti feston 80-vjetorin, nuk munguan urimet nga një nga figurat më të dashura për të dhe për tifozët zikaltër: José Mourinho.
“Presidenti im”, shkroi trajneri portugez në Instagram, shoqëruar me një foto të përbashkët pas fitores së Champions League në vitin 2010. “Gëzuar ditëlindjen”, shtoi ai.
Mourinho, megjithëse nuk është trajneri më fitues në epokën Moratti (rekordi i përket Mancinit me 7 trofe kundrejt 5 të Mourinhos), mbetet simboli i suksesit më të madh: ‘tripleta’ historike e vitit 2010.
Vetë Moratti, në intervistat për ditëlindje, e ka cilësuar Mourinhon si trajnerin më të përsosur që ka pasur:
“I shpejtë, racional, inteligjent, i suksesshëm: i besoi gjithçkaje që i thashë. Nga ky këndvështrim, ai ishte trajneri perfekt”.
Moratti përmendi me dashuri edhe të tjerë si Hodgson, Mancini dhe veçanërisht Simoni:
“Ishte një njeri i mirë, një zotëri i vërtetë, ndihesha edhe në faj ndaj tij. Ishte një njeri i ëmbël që e donin të gjithë”.
