Snopçe: Aleanca për Shqiptarët duke qenë në pushtet mori një hap të rëndësishëm që të veprojë në opozitë

Deputeti i Aleancës për Shqipërinë në RMV, Halil Snopçe në një intervistë në Ora News u shpreh se Aleanca për Shqiptarët duke qenë në pushtet mori një hap të rëndësishëm që të veprojë në opozitë.

Snopçe: Normalisht që është e çuditshme kjo gjë.

Dmth çdo parti politike gjithandej është që të hyhet në pushtet, që vetë pushteti të tentojë të realizojë përcaktimet programore e kështu me radhë.

Prandaj edhe kjo është beteja politike që të vihet në pushtet dhe kjo nuk e di sa ka ndodhur më përpara.

Dmth Aleanca për Shqiptarët duke qenë në pushtet mori një hap të rëndësishëm që prej ditës së pardjeshme të veprojë në opozitë.

Unë nuk kam dëgjuar që ndonjë parti politike të pranojë gabimet politike.