Ngërçi politik në Kosovë/ Nis takimi mes presidentes Osmani dhe 4 liderëve të partive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2025, 13:29
Liderët e partive në Kosovë, LVV, PDK, LDK dhe AAK tashmë kanë mbërritur në presidencë për takimin e thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Në takim kanë marrë pjesë Albin Kurti, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj.
Si rezultat i këtij takimi pritet të gjendet zgjidhja për ngërçin politik, më saktësisht për bllokimin e Kuvendit të Kosovës, i cili po vazhdon të dështojë për herë të 16-të me radhë pasi opozita është kundër kandidates për kryetare të Parlamentit, Albulena Haxhiu. Për këtë të fundit, ata thonë se nuk është figurë unifikuese për këtë pozitë.
