FOTO+VIDEO/ Përplaset GLE-ja dhe 3 automjete të tjera në Tiranë, pas aksidentit drejtuesit marrin levat. Ikin me vrap kur shohin policinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2025, 08:26
Një aksident masiv në Tiranë u kthye edhe në një konflikt të dhunshëm mes drejtuesve të makinave.

Aksidenti ka ndodhur mbremjen e djeshme te “Pallati me Shigjeta” dhe në të janë përfshirë një automjet luksoz GLE dhe tre makina të tjera.
Pas përplasjes, drejtuesit e autojeteve janë përleshur me njëri-tjetrin duke përdorur edhe leva hekuri.
Mësohet se shoferët janë larguar me vrap kur kanë parë patrullën e policisë që po i afrohej vendit të aksidentit.

pamjet e automjeteve të përplasura.
