Fotografuan fletën e votimit/ Prokuroria e Tiranës lë në masën 'detyrim paraqitje', dy të arrestuarit e 11 majit (EMRAT)
TIRANË- Zgjedhjet parlamentare, të cilat u mbajtën dy ditë më parë në vendin tonë, nuk kaluan pa problematika gjatë procesit të votimit.
Një ndër to si më të hasurat ishte fotografimi dhe publikimi i votës.
Ditën e sotme dolën për vlerësimin e masës së sigurisë përpara Gjykatës së Tiranës, Hasan Doka dhe Alketa Hasani.
Këta dy persona u arrestuan në 11 maj, ditën e zgjedhjeve parlamentare për fotografim të votës.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy të arrestuarit.
Seanca është duke u zhvilluar, teksa pritet që gjyqtari Sokol Pasho të japë vendimin.
Përveç Hasanit dhe Dokës, në kryeqytet u arrestuan edhe dy persona të tjerë për të njëjtën vepër penale 'shkelja e fshehtësisë së votimit', të cilët pritet te dalin të mërkurën përpara togave të zeza.
