Mbappé merr trofeun e UNFP-së: Është mirë të vlerësohesh nga kolegët e tu!...
FRANCE - Disa orë pasi humbi ‘El Clasicon’ kundër FC Barcelonës këtë të diel, pavarësisht tregolëshit të tij, Kylian Mbappé u shpall “Lojtari më i mirë francez” që luan jashtë vendit dhe u vlerësua me trofeun e UNFP-së për sezonin 2024-2025, falë votave të lojtarëve.
Duke folur për beIN Sports, sulmuesi i Real Madridit reflektoi mbi performancat e tij: "Gjithmonë i kam thënë vetes se një ditë do të nominohesha për këtë çmim, sepse gjithmonë kam pasur ambicien të luaj jashtë vendit.
Kështu që është mirë të njihem nga kolegët e mi, i falënderoj të gjithë lojtarët që votuan për mua."
Mbappé shpjegoi gjithashtu se si i përballoi kritikat pas një fillimi të vështirë në Spanjë: "Jam mësuar me këtë sepse isha në media në një moshë shumë të re, kështu që është më e lehtë për mua ta kontrolloj atë.
Tani jam në një vend ku nuk shikoj televizor dhe nuk kuptoj asgjë (qesh) kështu që është edhe më e lehtë.
Duhet të ruash qetësinë dhe të jesh i vetëdijshëm për cilësitë e tua.
Edhe nëse nuk funksionon, gjithmonë duhet t'i thuash vetes se nëse je këtu, ka një arsye. Duhet ta ruajmë këtë besim dhe të fillojmë punën."
