Ultrasit rrethojnë kampin stërvitor të Seviljes, pas humbjes në Vigo: klubi denoncon
SPANJE - Tifozët e Seviljes nuk mundën ta durojnë humbjen 3-2 që pësuan të shtunën në Vigo, gjë që i solli andaluzianët më afër rrezikut të rënies nga kategoria.
Pasi kishin pritur kot në aeroport për orë të tëra, ata shkuan në qendrën sportive ku rreth njëqind ultras e qëlluan autobusin me gurë dhe sende të tjera, ndërsa lojtarët i ofenduan.
Disa tifozë u përpoqën të hynin në Ciudad Deportiva, por u ndaluan nga policia dhe sigurimi i klubit, të cilët dënuan "aktet e vandalizmit" që e detyruan ekipin të flinte në kompleksin sportiv.
“Sevilla e kupton që situata e ekipit nuk është ajo që çdo andaluzian do të donte të shihte dhe se kjo mund të shkaktojë protesta, por këto janë të papranueshme nëse shoqërohen me agresion, kërcënime ose akte vandalizmi”, thuhet në deklaratë.
Klubi i ka kërkuar policisë të identifikojë personat përgjegjës për dhunën, "të kryera nga një bandë radikalësh të organizuar që vepruan me dhunë ekstreme", me qëllim që t'i raportojë ata.
