Përjashtime përjetë për tifozët e tij, klubi i Premier League merr vendime ekstreme pas festës së madhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2025, 14:46
Bërnlej nuk është kursyer aspak me tifozët e tij.
Përjashtime përjetë janë komunikuar për mbështetësit, që pushtuan fushën në ndeshjen e Championship me Shefilld.
Ky takim u luajt më 21 prill. Bërnlej fitoi 2 me 1 dhe do të jetë pjesë e Premier Ligë në edicionin e ardhshëm.
Tifozët pushtuan fushën pas vërshëllimës përfundimtare, për të festuar rikthimin në elitë.
Jo vetëm përjashtime përjetë, por po ashtu klubi po bashkëpunon me policinë për masa të tjerë.
Tifozët kanë mbetur të zhgënjyer ndërkohë.
Për këtë edhe kanë postuar vendimet e marra nga klubi disa ditë më parë.

