VIDEO/ Gol dhe asist për të mbajtur gjallë ëndrrën, sulmuesi shqiptar nuk di të ndalet në Bundesligën 2

Fisnik Asllani po i befason të gjithë me sezonin tek Elversberg. Dhe pse i huazuar, ka shënuar plot 18 gola dhe ka asistuar 7 të tjerë në Bundesligën 2.

Bomberi shqiptar realizoi dje të parin dhe asistoi golin e dytë, ndërsa Elversberg mposhti Eintraht Braunshveig(3-0). Skuadra e Asllanit mban gjallë ëndrrën për elitën, pasi aktualisht ndodhet në vendin e tretë.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është pjesë e Hofenheim. Klubi i elitës gjermane preferoi ta huazonte për më tepër minuta.

GOLI I ASISTUAR NGA ASLLANI – VIDEO