Trump mesazh Putinin dhe Zelenskit: Është e pakuptimtë të vazhdoni këtë lu*të idiote
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2025, 09:19
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përsëritur thirrjen ndaj Putinit dhe Zelenskit për ndalimin e luftës në Ukrainë.
Trump i ka dërguar një mesazh të dyja palëve që të ndalojnë këtë luftë, ku sipas tij, është idiotësi nga të dyja vendet që të vazhdohet.
“Kam një mesazh për të dyja palët: Jepini fund kësaj lufte.
Ndalojeni këtë luftë idiote! Ky është mesazhi im për ata të dy", tha Trump përgjatë një konference për shtyp me gazetarët në zyrën ovale.
