SULME ME ARTILERI TË RËNDË! India dhe Pakistani kanë fuqi “shfarosëse”, por luftojnë ndryshe

Përgjatë natës mes së enjtes dhe premtes, ushtarët indianë dhe ata pakistanezë shkëmbyen sulme të shumta artilerie përgjatë kufirit në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit, duke shkaktuar vdekjen e disa civilëve. Ky përshkallëzim i tensioneve ndodhi pas një sulmi ndaj turistëve në pjesën e kontrolluar nga India në Kashmir, që ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare dhe një përshkallëzim të mëtutjeshëm të dhunës.

Ushtarët indianë dhe ata pakistanezë kanë shkëmbyer sulme të mëdha artilerie përgjatë kufirit në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit gjatë natës mes së enjten dhe premtes, duke shkaktuar vdekjen e  disa civilëve.

Në Pakistan, një natë e pazakontë me shkëmbime të sulmeve të ashpra shkaktoi vdekjen e katër civilëve dhe plagosjen e 12 të tjerëve në afërsi të Vijës së Kontrollit që ndan Kashmirin, tha policia. Banorët e zonave kufitare thanë se të shtënat vazhduan deri në mëngjesin e së premtes.

Në anën indiane, zyrtarë ushtarakë thanë se trupat pakistaneze i bombarduan me artileri, mortaja dhe armë zjarri postet e tyre në disa zona. Forcat indiane u kundërpërgjigjën me intensitet, duke shkaktuar përleshje të ashpra deri në agim. Në sektorin Uri të Indisë, një grua humbi jetën dhe dy civilë të tjerë u plagosën, sipas policisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave civile në Indi në 17 që nga dita e mërkurë.

Tensionet mes dy fuqive bërthamore janë rritur ndjeshëm që pas një sulmi më 22 prill në një zonë turistike në Kashmirin e kontrolluar nga India, ku mbetën të vrarë 26 civilë, kryesisht turistë hindu nga India. Qeveria e Indisë fajësoi Pakistanin për mbështetjen e këtij sulmi, por Islamabadi e ka mohuar përfshirjen.

India dhe Pakistani kanë zhvilluar 3 luftëra në shkallë të gjerë që kur fituan pavarësinë nga Britania e Madhe në vitin 1947. Faktori që dominon në përplasjen e tyre është arsenali i armëve bërthamore. Ata kanë mjaftueshëm armë sa për ta zhdukur njëri-tjetrin. Megjithatë, asnjëri vend nuk i zbulon aftësitë e veta bërthamore. Mendohet se kanë nga 170 dhe 180 koka bërthamore me rreze të shkurtër, të gjatë dhe të mesme veprimi.

Pakistani ka burime të mëdha minerale, por India s’ka interes. Kanë edhe dallime të theksuara ideologjike, por s’kanë aspak qëllim pushtimin në vetvete. Pika e vetme që shkakton tensionet është Kashmiri, një rajon shumë i diskutuar e luftuar për dekada me radhë i Himalajeve. Pretendimet për këtë territor dy shtetet i kanë pasur që prej 1947-ës.

India është shteti që shpenzon më së shumti për mbrojtjen në botë, 74.4 miliardë dollarë vetëm për këtë vit! Është po ashtu një nga importuesit më të mëdhenj të armëve në rang global. Nga ana tjetër, Pakistani nuk është i dobët, por nuk barazohet dot me Indinë. Kjo e fundit ka më shumë se dyfishin e numrit të forcave të armatosura. Por Indisë i duhet të përballet herë pas here edhe me Kinën, që është e shqetësuar për sigurinë detare në Oqeanin Indian.