INDI-PAKISTAN, SHBA E DISTANCUAR! JD Vance: Nuk do të ndërhyjë në përplasjen ushtarake

Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërhyjnë në përplasjen mes Indisë dhe Pakistanit. Këtë konflikt mes dy fuqive bërthamore, Vance e konsideron “jashtë interesit të SHBA”.

SHBA-të nuk do të ndërhyjnë në konfliktin midis Indisë dhe Pakistanit’ ka qenë kjo deklarata e bërë nga zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, duke shtuar se kjo "në thelb nuk është puna jonë".

JD Vance i bëri këto deklarata gjatë një interviste me Fox News, gjatë së cilës ai shpjegoi se SHBA-të do të përpiqen të ulin tensionet në konflikt, por nuk mund ta detyrojnë asnjërën palë të "ulë armët".

“Ne mund të përpiqemi t’i inkurajojmë të ulin tensionet, por nuk do të përfshihemi në një luftë që nuk ka lidhje me ne dhe që nuk mund ta kontrollojmë,” u shpreh zëvendëspresidenti amerikan.

Ai shtoi se shpresa e administratës është që përplasjet të mos përshkallëzohen në një luftë rajonale apo, edhe më keq, në një konflikt bërthamor.

Këto deklarata janë në linjë me politikën e jashtme të ish-presidentit Donald Trump, “America First”, që synon të zvogëlojë rolin e SHBA-së si ndërmjetës në konfliktet ndërkombëtare.

Ndërkohë, sekretari i shtetit, Marco Rubio, ka biseduar me liderët e të dy vendeve, duke kërkuar uljen e armëve.

India tha të enjten në mbrëmje se kishte penguar sulme me raketa dhe dronë të nisura nga Pakistani, në atë që do të shënonte raundin e fundit të përleshjeve midis dy vendeve.

Sulmet me raketa indiane kundër Pakistanit në orët e para të së mërkurës vranë 31 persona. India pretendoi se kishte në shënjestër "infrastrukturën terroriste", ndërsa Pakistani mohoi se grupe të tilla po vepronin në zonat e goditura nga raketat.