Rama nga Elbasani: Më 12 maj i përgjigjem Tomorit. Këneta nuk do askënd që bën më shumë se “kua kua kua”

Kryeministri Edi Rama, në mbyllje të fushatës elektorale në Elbasan, u kërkoi qytetarëve që më 11 maj t’i besojnë sërish Partisë Socialiste, duke kritikuar ashpër opozitën dhe duke e krahasuar me një “kënetë” që përjashton çdo zë ndryshe.

Rama: Tomorit i përgjigjem me 12 maj. Demokratët e Elbasanit të reflektojnë pas kësaj talljeje. Kënata nuk do asgjë dhe askënd, që nuk është komplet i gatshëm të bëjë “kua kua kua”. Kush ka pak më shumë zë, pak më shumë mend, pak më shumë ego dhe mbi të gjitha dhe kush ka pak më shumë përkrahje, nuk i duhet kënetës. Kënata është mbretëria e bufit.