Basha takon fermerët: Premton mbështetje me fonde dhe mbrojtje të prodhimit
Lulzim Basha në takimin me fermerët ka akuzuar mazhorancën për shpërdorimin e fondeve të be. Duke prezantuar programin ai theksoi mbështetjen e prodhimit vendas por edhe rritje të financimit
Në takimin me fermerët në Balduksh të Tiranës, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik solli në vëmendje pezullimin e fondeve prej bashkimit evropian.
Lulzim Basha akuzoi se mazhoranca aktuale financimet i kanë dhënë te miqtë e pushtetit duke braktisur fshatin, ndërsa edhe një herë ironizoi me ish-zyrtarët e lartë të arrestuar ose dënuar.
Drejtuesi i kësaj force politike shtoi gjithashtu se qeveria po favorizon importet në dëm të prodhimit vendas.
Më tej, Basha ka prezantuar dhe pika të programit të koalicionit euroatlantik për bujqësinë.
Basha edhe një herë në qëndrimin e tij theksoi mbështetjen për SPAK-un.
