Daci: Origjina e Kastriotëve dhe vendlindja e Skënderbeut, është Dibra
Mjeshtri i Madh, Fatos Daci në një intervistë në Ora News u shpreh se origjina e Kastriotëve dhe vendlindja e Skënderbeut është Dibra.
Daci: Deri në vitin 1985 në Shqipëri dhe në vetë akademinë e Shkencave dhe në Institutin e Historisë sigurisht ishin hedhur disa opinione apo ide mund ti quajmë për origjinën e Kastriotëve dhe Skënderbeut.
Pas studimeve që u bënë nga vetë akademikët e Shkencave dhe Institui i Historisë u arrit në konkluzionin se origjina e Kastriotëve dhe vendlindja e Skënderbeut është Dibra dhe konkretisht fshati Sinë.
Bazuar mbi këtë përfundim shkencor të Akademisë së Shkencave u ndërtua në vitin 1985 edhe muzeu i Kastriotëve i vetmi muze në të gjithë trojet shqiptare që i kushtohet familjes më të madhe Princërore shqiptare dhe personalitetit më të madh të Kombit, Skënderbeut.
Ky muze u inagurua me 2 nëntor të vitit 1995.
