Dosja ''Gërdeci''/ Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Fatmir Mediut
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 6 Maj 2025, 09:32
Shtyhet seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme ndaj Fatmir Mediut për dosjen “Gërdeci”.
Shkak u bë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, e cila kishte paraqitur raport mjekësor.
Gjyqi për Mediun ndodhet ende në fazën e kundërshtimeve që ish-ministri i Mbrojtjes po bën ndaj akt-ekspertizës së sjellë nga ekspertët.
