Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vd*kje një kalimtar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër–Velipojë, në zonën e Bërdicës.

Sipas informacioneve paraprake, një këmbësor, i identifikuar si shtetasi Gjovalin Nikolli, 76 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet që drejtohej nga shtetasja Zana Kola.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet identifikimi i viktimës dhe i drejtuesit të mjetit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, shtetasja Z. K., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Gj. N., 76 vjeç, këmbësor.

Shtetasi Gj. N. ka humbur jetën në vendgjarje.

Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.