Ylli: Sindikatat nuk mundet t’i kërkojnë thjesht një lëmoshë, por duhet të imponohen! Kanë një mungesë besimi

Ditën e djeshme u kremtua 1 maji, ajo që njihet edhe si Dita e Punëtorëve, por edhe pak ditë më parë më 28 Prill u shënua “Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë”, e në veçanti “Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të punëtorëve që janë aksidentuar me vdekje ose jo”, e organizuar në të gjithë botën nga lëvizja sindikaliste që nga viti 1996.

Por si e gjetën punëtorin shqiptar këto dy data?

Kjo ishte tema e diskutimit të kësaj të premteje në emisionin “Alert” në Ora News”, ku i ftuar nga moderatori Granit Sokolaj ishte Dritan Ylli, Ekspert Punësimi dhe ish-Kryeinspektor i ISHPSHSH.

“Sindikatat nuk mundet t’i kërkojnë thjesht një lëmoshë institucioneve për të krijuar apo për të ngritur kontrata kolektive.

Por ato duhet të imponohen, duhet të jenë zë dhe në këtë mënyrë krijojnë dhe një nivel besimi dhe përfaqësimi.

Sepse ka një mungesë besimi dhe një distancë shumë të madhe mes punëmarrësit dhe përfaqësimit sindikal.

Ky është një problem shumë i madh, pasi sindikatat duhej të ishin zëri kryesor i mbrojtjes i punëmarrësve.

Në raportin e ISHPSHSH ka një rritje të madhe të ankesave në këtë institucion nga punëmarrësit dhe realisht është mjaft shpresëdhënës që ka arritur një rritje e ndërgjegjësimit, por pyetja është se sa prej këtyre ankesave vijnë nga sindikatat?

 

Pasi shumë që vijnë ankesat prej punëmarrësve, pasi ne këtë kemi synuar prej kohësh.

Pasi edhe në atë kohë ne e kërkonim sindikatën si partner, por nuk e kishim”, u shpreh ndër të tjera Dritan Ylli.

NDIQNI MË POSHTË EMISIONIN E PLOTË “ALERT” NË “ORA NEWS”