I vetëm në garë, Izmir Smajlaj zgjidhet President i Federatës Shqiptare të Atletikës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2025, 14:14
Sot është mbajtur Asambleja e Zakonshme e Atletikës.
President u zgjodh Izmir Smajlaj, i cili ishte edhe kandidat i vetëm në garë.
Më parë garonte edhe Taulant Stërmasi, i cili u tërhoq.
Me pjesëmarrjen e KOKSH, ish-kampioni i Europës në atletikë mori detyrën e re.
Kjo Asamble do të mbahej disa javë më parë, por gjithçka u shty.
Një vendim që erdhi për shkak se do të verifikoheshin pjesëmarrësit me të drejtë vote.
