VIDEO/ Sharje dhe të shtyra, sherr mes drejtuesve të Vllaznisë dhe Dinamos pas ndeshjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2025, 11:57
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Dinamos në “Arenën Kombëtare” u mbyll mes kaosit, pasi ka pasur përplasje të forta në ambientet e brendshme të stadiumit.
Në videon e publikuar nga “Shkodra Sport” shfaqen disa momente të tensionit në tunelin mes dhomave të zhveshjeve.
Aty shihen drejtuesit e dy skuadrave teksa përplasen dhe dëgjohen të shara ndërkohë që ndërhyjnë një numër i madh policësh për të qetësuar situatën dhe për të ndarë stafet e të dyja skuadrave.
