VIDEO/ Arbitrimi irriton Dajën, trajneri përplaset me Hamitin pas eliminimit të Dinamos

Dinamo nuk ia ka dalë në gjysmëfinalen e “Final Four”, teksa është eliminuar nga Vllaznia, pas humbjes 2-1 në “Arenën Kombëtare”. 

Të dy golat skuadra shkodrane i shënoi nga pika e bardhë e penalltisëndërkohë që në fundin e sfidës, tekniku i bluve, Ilir Daja, nuk është përmbajtur, teksa ka tentuar të konfrontohet me gjyqtarët.

Kanë qenë forcat e sigurisë, ata që kanë shmangur një përplasje të mundshme, teksa nga pamjet shihet se trajneri Daja, ka mbetur totalisht i pakënaqur nga kryesori Eldorjan Hamiti dhe ndihmësave të tij duke i kritikuar.

VIDEO - ILIR DAJA ME NERVA