"Është për të ardhur keq", Delia: Tirana nuk duhet të jetë në këto momente që është sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2025, 22:11
Në “Ora Sport” Bashkim Delia - Specialist Futbolli tha se ndeshja Tirana Pogradeci u pa që në minutat e para që kishte një presion ndaj Pogradecit.
Delia: Ndeshja Tirana Pogradeci u pa që në minutat e para që kishte një presion ndaj Pogradecit. Ishte një lojë e ndërtuar me kundërsulm. Në minutat e para kishte një epërsi ndaj Pogradecit, por më pas Pogradeci doli përballë Tiranës, por nuk shënuan. Në pjesën e dytë loja ishte e barabartë dhe në fund ndodhi një autogol. Tirana nuk duhet të jetë në fund të klasifikimit sepse ka pretenduar gjithmonë për kupë.