KUJDES! PAMJE SHQETËSUESE! Aksidentohet parashutisti në Himarë me banderolën elektorale të Vullnet Sinajt

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në Himarë, në aktivitetin e çeljes së sezonit turistik të zhvilluar gjatë pasdites së sotme.

Mësohet se parashutisti Xhonatan Islami teksa po valëviste banderolën e kandidatit socialist në qarkun Vlorës, Vullnet Sinaj, ka bërë një ulje të gabuar duke u përplasur në një shtyllë dhe më pas në tokë.

“Ora News” ka siguruar pamjet e momenteve kur parashutistit i jepet ndihma e parë nga të pranishmit.

Ndërkaq mësohet se pas këtij aksidenti, Islami është jashtë rrezikut për jetën ndërsa mësohet se ka pësuar dëmtime në këmbë.