Leipzig i shtyn festën e titullit kampion Bayernit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2025, 18:06
Bayern Munich ishte gati të festonte titullin kampion, por do të duhet të presë edhe pak. Një gol i Yussuf Poulsen në minutën e 95-të i prishi festën skuadrës së Kompany-t, duke i ndalur bavarezët në një barazim spektakolar 3-3 në fushën e Leipzig-ut.
Ky rezultat nuk mjafton për të shpallur matematikisht Bayernin kampion të Bundesligës, por e afron ndjeshëm me trofeun.
Bayer Leverkusen, që luan të dielën, ndodhet në ndjekje, por për të përmbysur gjithçka do t’i duhet të rikuperojë 9 pikë dhe një diferencë golash prej 30 golash – një mision praktikisht i pamundur.
Bayern mbetet favorit absolut për të siguruar titullin, që do të ishte një tjetër sukses i rëndësishëm në një sezon me shumë sfida për gjigantin gjerman. /R.Lika
