Enkilda Çarja shpall suksesin historik në peshëngritje, ngrit flamurin kuqezi para Presidentit të Botës

Enkilda Çarja ngre Flamurin Kuqezi para Presidentit të Botës!

Në një moment historik për sportin shqiptar, Presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes, Mohammed Jalood, dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, i dorëzuan çmimin e parë kampiones shqiptare Enkilda Çarja, duke shënuar kështu një ndër arritjet më të mëdha të peshëngritjes shqiptare në arenën ndërkombëtare!

Në një skenë që mbushi zemrat e të gjithë shqiptarëve me krenari, flamuri kuqezi valëvitej lart, ndërsa himni kombëtar kumbonte fuqishëm në sfond, nën sytë e autoriteteve më të larta botërore të këtij sporti.

Enkilda Çarja, simboli i forcës dhe vendosmërisë, jo vetëm që ngriti pesha të mëdha, por ngriti me to edhe emrin e Shqipërisë në majat e botës!