Një tragjedi amerikane në Shkodër, psikologia: Alkooli një ndër shkaqet kryesore të konflikteve mes çifteve
Policia e Shkodrës arrestoi një ditë pas ngjarjes së rëndë shtetasin amerikan Brandon Saporito, 57 vjeç, pasi paraditen e djeshme vrau bashkëshorten e tij, shtetasen amerikane Sandra Holley (Saporito), 53 vjeçe.
Para hetuesve, mësohet se Saporito është shfaqur i penduar për krimin, ndërsa sipas tij vrasjen e ka kryer pasi të dy kishin qenë në gjendje të dehur dhe po ziheshin.
Shkak për zënkën ai u tha hetuesve se janë bërë sharjet dhe ofendimet që 54-vjeçarja ka po hidhte drejt tij.
Ngjarja e rëndë tronditi jo pak opinionin publik, pasi kësaj radhe viktimë të konflikteve në familje ishin dy shtetas amerikanë.
Por për të kuptuar shkaqet që çojnë në konflikte në familje që shpeshherë degradojnë në dhunë e deri në fatalitete njerëzore, e ftuar në një intervistë në “Ora News” ishte psikologia Bona Miekley.
“Në fakt vrasjet mes çiftit kur ndodhin ka disa arsye dhe janë disa faktorë që e bëjnë të mundur këtë lloj drame kaq të madhe sociale.
Që janë faktorët emocionalë, faktorët ekonomiko-social dhe ato psikologjik.
Ka shumë arsye se pse ndodhin situata të tilla, ku ndër to është edhe përdorimi i drogës dhe alkoolit, apo siç janë rastet kur njëri nga partnerët dëshiron të ketë kontrollin ndaj partnerit tjetër. Po ashtu edhe xhelozia e tepruar, ku njëri partner e shikon partnerin tjetër si pronë të tij dhe ndodhin situata të tilla.
Por të shkosh tek vrasja kjo dëshmon se ka një sërë problemesh që ndodhen nën ajsbergun e një njeriu, që janë të akumuluara ndër muaj apo vite. Dhe në këtë mes fëmijët janë ata që e vuajnë më shumë këtë lloi konflikti mes prindërve, por mendoj se traumat e pashëruara janë ato që më vojnë i çojnë këta fëmijë që të bëhen abuzivë kur të rriten”, u shpreh ndër të tjera psikologia Bona Miekley.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME PSIKOLOGEN BONA MIEKLEY

