“Pse bëhet kaq zhurmë…”/ E bija doli hapur si transgjinore, reagimi i parë i Robert De Niro-s

Aktori legjendar, Robert De Niro, ka reaguar për herë të parë pasi vajza e tij, Airyn, doli hapur si trangjinore në një intervistë për revistë “Them”, më 29 prill.

“E kam dashur dhe mbështetur Aaron-in si djalin tim, dhe tani e dua dhe mbështes Airyn-in si vajzën time. Nuk e kuptoj pse bëhet kaq zhurmë”, tha aktori fitues i Oscar-it për “People”, duke shtuar:

“I dua të gjithë fëmijët e mi”.

29-vjeçarja, është një nga shtatë fëmijët e De Niros dhe vjen nga lidhja e tij me aktoren Toukie Smith, me të cilën ka edhe binjakun Julian.

Në rrëfimin e saj emocional, Airyn foli për ndjesinë e të jetuarit “në hije” dhe sfidat me disforinë trupore gjatë rritjes.

“Gjithmonë më thoshin që isha ose shumë, ose jo mjaftueshëm për diçka: shumë e madhe, jo mjaftueshëm e dobët. Jo mjaftueshëm e zezë, jo mjaftueshëm e bardhë. Shumë femërore, jo mjaftueshëm mashkullore”, tregoi ajo,“Asnjëherë nuk më thanë thjesht: ‘Je tamam ashtu siç je’”.

Airyn nisi terapinë hormonale në nëntor të vitit të kaluar dhe sot synon të jetë frymëzim për të tjerët që nuk ndihen përfaqësuar në hapësirat publike.