Zelenski përshëndet marrëveshjen me SHBA-në për mineralet e rralla/ ‘Do të sjellë investime në Ukrainë’
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2025, 20:11
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, përshëndeti marrëveshjen me SHBA-në për mineralet e rralla, ku midis dy palëve do të ketë negociata për javë me radhë.
Zelenski shtoi se kjo marrëveshje krijon mundësi për investime në Ukrainë, gjë që është diçka shumë e pozitive për vendin sidomos pas daljes së mundshme në të ardhmen pas luftës me Rusinë.
“Marrëveshja ndryshoi ndjeshëm gjatë procesit të përgatitjes.
Kjo është tani një marrëveshje vërtet e drejtë që krijon mundësi për investime të rëndësishme në Ukrainë”, tha Zelenski në mesazhin e tij të përditshëm televiziv.
