Deklarata e frikshme e Netanyahut: Shkatërrimi i Hamasit është më i rëndësishëm sesa lirimi i pengjeve
Kryeministri izraelit, e ka përshkruar fitoren ndaj Hamasit si qëllimin më të rëndësishëm në luftën e Gazës sesa kthimin e pengjeve, sipas raporteve të mediave izraelite.
Lirimi i të rrëmbyerve është një qëllim shumë i rëndësishëm, por ka një qëllim superior, sipas “Times of Israel”.
“Objektivi suprem është fitorja ndaj armiqve tanë dhe këtë do ta arrijmë”, tha ai në një aktivitet me rastin e Ditës së Pavarësisë së Izraelit.
Sipas autoriteteve izraelite, 24 pengje dhe 35 trupa të të rrëmbyerve ende mbahen në Rripin e Gazës.
Të afërmit e pengjeve e kanë akuzuar prej kohësh Netanyahun se po rrezikon jetën e të rrëmbyerve me operacionin ushtarak që synon shkatërrimin e Hamasit, një grup islamist palestinez.
Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura, motoja e të cilit është “Sillini në shtëpi tani”, reagoi i tronditur ndaj deklaratës së kryeministrit izraelit.
“Kthimi i të rrëmbyerve nuk duhet të jetë më pak i rëndësishëm, dhe gjithashtu një përparësi kryesore për qeverinë izraelite”, tha ai në një deklaratë.
