“Boll o boll”/ Ramën e shpërqendrojnë të rinjtë gjatë takimit: Përqendrohu në mësim!
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, këtë pasdite zhvilloi një takim në Tiranë me të rinjtë që drejtojnë fushatën “Votues i Parë për Pasaportën Europiane”.
Gjatë fjalës së tij Rama edhe një herë u ndal te rëndësia që ka futja e Shqipërisë në BE. Por pse i duhet PS një mandat tjetër për të futur Shqipërinë në BE, kur i kishte tre mandate?
Kjo ishte pyetja që Rama u drejtoi të rinjve, duke u dhënë dhe përgjigjen me argumente për këtë pyetje, që sipas tij ata duhet ta dinë nëse dikush do t’i pyes.
Por teksa Rama argumentonte këtë përgjigje, sërish u ndal dhe “ngriti në mësim” një të ri, të cilit edhe më parë i kishte tërhequr vëmendjen se nuk po e dëgjonte dhe nuk po linte as shoqen pranë që të dëgjonte.
Rama, si mësuesit që kur duan të kenë gjithë vëmendjen e nxënësve, iu drejtua të riut duke i thënë “më thuaj arsyen pse na duhet mandati i katërt”?
Rama: Te cila njësi je ti? Hajde pak këtu… më thuaj tani si do i përgjigjesh atyre që të thonë ‘pse se futi Rama në BE Shqipërinë për tre mandate’?
I riu qesh dhe nuk përgjigjet.
Rama: Hajde pak goca aty me syze…
Djali: Nuk kemi ku t’i mbajmë shpresat tjetër vetëm se te ju
Rama: Kjo mund të jetë një përgjigje për një fanatik, por nuk është kjo, dhe me këtë përgjigje ti nuk i mbush mendjen dot dikujt tjetër, dhe ti na duhesh me i mbush mendjen dhe dikujt tjetër jo mos me lënë dhe këtë të mësojë përgjigjen. Ti e di pse nuk na mjaftuan tre mandate? (i drejtohet vajzës)
Vajza: Nuk e di
Rama: Nuk e di… dhe ti te njësia 9 je? Ti nuk e di se nuk të la ky, apo nuk deshe ta dish se po dëgjojë këtë? Si është kjo punë? Tani duhet sqaru kjo punë? Ti pse nuk e le këtë të dëgjonte? Ç’a po i thoshe, tani që të shpëtosh nga unë duhet të thuash ç’a po i thoje kur unë po flisja për BE?
Djali: Nuk e themi dot
Rama: Hë mo se s’po i thoje naj gjë të madhe
Më pas Rama “u ka ndërruar bankë”, duke i ulur dy të rinjtë veç e veç.
“Ti do ulesh këtu, ti pa shokun dhe pa shoqen, dhe kushedi tani do merremi vesh për BE”, tha Rama me humor.
Teksa po shpjegonte përfitimet nga pasaporta europiane pasi Shqipëria të anëtarësohet në BE, kryeministri Edi Rama është ‘shpërqendruar’ nga disa të tij.
Me nota humori Rama tha se ata janë demokratë dhe për këtë ‘fajësoi’ kandidatin për deputet, ish demokratin Halit Valteri.
“Boll o boll, e kuptova që je demokrat ne po të mbajmë po të edukojmë avash avash do mësosh edhe ti, por përqendrohu në mësim. Këtë keni ju problem, ju nuk mësoni”-iu drejtua Rama të rinjve.
“O Halit ti i ke sjellë këta. Duan kohë edhe këta, mëzor të edukuam ty jo mo këta“-iu drejtua Rama kandidatit për deputet Halit Valteri.
