Makina merr para këmbësorët në qendër të Kopenhagenit, pesë të plago*ur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2025, 17:47
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Kopenhagen.
Autoritetet raportuan se pesë persona u plagosën pasi u përplasën nga një makinë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 të pasdites.
Shoferi ishte një burrë i moshuar i cili humbi kontrollin e automjetit ndërsa drejtonte me shpejtësi të lartë në një zonë të ngarkuar të kryeqytetit danez.
Nuk ishte menjëherë e qartë se në çfarë gjendjeje ishin të plagosurit.
Dëshmitarët okularë thanë se pasi makina u përplas me personat jashtë një dyqani, ata panë njerëz që hidheshin në ajër.
