Ukrainasit godasin me dronë një fabrikë të arm*ve në Murom të Rusisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2025, 17:00
Një zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë armësh në qytetin rus të Muromit, në rajonin Vladimir, si pasojë e një sulmi me dron.
Kjo është bërë e ditur nga guvernatori rajonal Vladimir Alexander në kanalin Astra në Telegram.
“Një zjarr i madh në fabrikë në Murom. Sipërfaqja e zjarrit është 720 metra katrorë.
Shkaku i zjarrit në Murom ishte rënia e një droni”, shtoi Alexander.
Ai theksoi se “sulmi i disa dronëve u regjistrua”, por se sipas tij shumica prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore.
Pamjet amatore shfaqin momentin e shpërthimit dhe zjarrit të madh, që shpërthen në fabrikën e armëve në Murom.
