''Flitet për lek të pista të hedhura në treg'', Meçe: PD pranoi të futej në zgjedhje me këtë realitet
Analisti, Arben Meçe e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se PD pranoi të futej në zgjedhje me këtë realitet.
Meçe: A ekzistojnë instrumentet të cilat normal duhet ti ketë në dorë edhe opozita, pra i ka në dorë instrumentet opzita që këto fenomene ti denoncojë.
Në momentin kur opozita nuk i ka këto instrumente për mua kjo është shqetësuese.
Sepse ndodh fenomeni i vjedhjes së votës dhe nuk ka kush i denoncon.
Por për sa kohë ti në KQZ ke përfaqësuesit e tu, në terren ke përfaqësuesit e tu, në media ke përfaqësuesit e tu dhe kudo ke përfaqësuesit e tu nuk bëhen akademizma por shtrohen rast pas rasti çdo gjë.
Sepse nëse këtu flitet për lek të pista të hedhura në treg unë them ok po e pranojmë këtë realitet.
PD pranoi të futej në zgjedhje me këtë realitet.
Çfarë zgjidhje i jep situatës në këtë realitet? Zgjidhja e vetme është të futen.
Pra e ka pranuar realitetin, është futur në betejë me këtë realitet të vjedhjes së madhe dhe fitoi.
