Rama dhe Balluku në Fier/ Inpektojnë punimet për rehabilitimin e lumit Gjanica
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2025, 17:46
Kryeministri Edi Rama zv.ministrja Belinda Balluku kanë inspektuar punimet për rehabilitimin e lumit Gjanica në Fier.
Rama u shpreh se sot Gjanica po kthehet në një nga shëtitoret më të bukura.
“Fier – Në kantierin e punimeve të lotit 3, të rehabilitimit të lumit Gjanica, deri dje një gangrenë mjedisore e mbindotur në tërë gjatësinë e lumit, ndërsa sot një nga shëtitoret më të bukura, e gjitha një oaz i gjelbër për qytetin që plotëson më tej mozaikun e transformimit urbanistik që po ndodh në Fierin e rilindur”, shkruan Rama në Facebook.
