Kriza e politikës kosovare, Arifaj: LVV-ja ka mbyllur çdo kanal komunikimi me partitë e tjera

Kuvendi i Republikës së Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 10:00 për të vazhduar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë.

Në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit – një proces që deri më tani ka rezultuar i pasuksesshëm, një proces ky që dështon prej shtatë seancash duke e zhytur klasën politike kosovare në një krizë të thellë dhe gjithçka lidhet me kokëfortësinë e Lëvizjes Vetëvendosje për të emëruar në krye të Kuvend, Albulena Haxhiun.

Për të kuptuar më shumë mbi këtë situatë kaotike, në një intervistë për studion e lajmeve në “Ora News”, Ardjan Arifaj, nga PDK-ja.

“Ajo që duket qartë është fati se nuk ka vullnet politik nga fituesi i zgjedhjeve për të bashkëpunuar me partitë e tjera për të gjetur një rrugëdalje ng kjo krizë.

Kjo krizë ka të bëjë me faktin se LVV-ja nuk është e kënaqur me rezultatin e arritur në zgjedhje ndërsa sot kërkon të imponohet me pushtetin e saj, por pa bashkëpunuar.

Tashmë nuk ka as parti në pushtet dhe as parti në opozitë. Ajo që mungon është se mungon një kanal i hapur komunikimi i LVV-së me partitë e tjera.

Partia Demokratike e Kosovës edhe gjatë fushatës, por edhe tani ka treguar që është e hapur për bashkëpunim, por deri tani nuk ka asnjë iniciativë nga LVV-ja”, u shpreh ndër të tjera, Ardjan Arifaj.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ARDJAN ARIFAJN