U kap me një makinë të vjedhur dhe substancë të paligjshme, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2025, 20:20
Një 43-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e plicisë greke, pasi akuzohet për vjedhje, mosbindje, shkelje të ligjit për substancat e varësisë dhe drejtimin e automjeteve pa leje drejtimi.
Siç raportohet autoritet kanë pikasur automjetin me dy persona në zonën e Aharnes dhe i kanë bërë shenjë drejtuesit të ndalojë.
Në shikim të tyre, i akuzuari është larguar me shpejtësi, duke synuar të arratiset, por efektivët e policisë kanë ndaluar mjetin në një vend afër dhe e kanë dërguar në Prokurori, ku është lënë në paraburgim.
Gjithashtu mjeti ishte vjedhur një muaj më parë nga zona e Aharnes, ndërsa 43-vjeçarit i mungonte leja e drejtimit të kërkuar dhe përveç kësaj iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokaine.
