Finalja e Kupës së Mbretit/ Kurtua: Duam t’u japim tifozëve të Realit diçka për të brohoritur kundër Barcelonës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2025, 17:26
Pas fitores ndaj Getafes, portieri i Real Madridit, Tibo Kurtua, foli për mediat e pranishme.
Ai u shpreh i lumtur për fitoren, por vëmendja është totalisht te finalja e Kupës kundër Barcelonës.
“Është e rëndësishme të mbash portën e paprekur.
Është gjithmonë mirë të kesh soliditet në mbrojtje dhe e arrijmë nëse të gjithë fokusohen në mbrojtje.
Kështu kemi bërë në ndeshjet e fundit dhe duhet ta bëjmë sërish të shtunën në finalen e Kupës.
Duhet të jemi të fokusuar, por jemi vërtet të emocionuar.
Ne u eliminuam nga Championsi dhe jemi të dytët në La Liga, por duam t’u japim tifozëve të Realit diçka për të brohoritur kundër Barcelonës në finalen e Kupës”, përfundoi portieri belg.
