Aksident në aksin Shkodër-Koplik, mjeti del nga rruga, plago*et 68-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2025, 15:50
Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi M. R., rreth 68 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi M. R., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
