Dinamo-Vllaznia/ Tre gola në 15 minuta, shkodranët rihapin ndeshjen

Teksa dukej se Dinamo po shkonte drejt një kualifikimi të qetë në finalen e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia ka bërë çmendurinë duke realizuar 3 gola të shpejtë duke shkurtuar në 4-3 shifrat.

Fillimisht shënon Gruda në minutën e 71-të. Top në thellësi të cilin Rufati nuk e kontrollon dhe Gruda përfiton, duke dalë para Teqjes dhe mposhtur atë.

8 minuta më pas shënon Balaj. Harkim perfekt i Kahrimanoviç në zonë për Balajn i cili me kokë shënon një tjetër gol për shkodranët.

Goli i tretë dhe që hapi plotësisht çështjen e kualifkimit u shënua nga Kahrimanoviç në minutën e  85-të.

Harkim nga e djathta në zonë, Kahrimanoviç gjen rrjetën me një kthesë të shpejtë.